Tentoi të vriste Presidentin Trump në vitin 2024, dënohet me burgim të përjetshëm autori i atentatit të dështuar
Një gjykatë amerikane ka dënuar me burgim të përjetshëm 59-vjeçarin Ryan Routh, i cili u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2024 në Florida. Routh u arrestua pranë Trump International Golf Club në West Palm Beach, pasi një agjent i Shërbimit Sekret vuri re armën që posedonte dhe hapi zjarr. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak më vonë nga autoritetet. Routh u vetëmbrojt gjatë procesit gjyqësor dhe deklaroi pafajësinë. Gjatë seancave, ai shfaqi sjellje të çrregullta, duke sfiduar Trumpin për një lojë golfi dhe duke bërë referenca për Adolf Hitlerin dhe presidentin rus Vladimir Putin. Pas shpalljes fajtor nga juria, ai tentoi të vetëlëndohej me një stilolaps,...
Burimi:
top-channel.tv