Tentativë për vrasje me bombë ndaj kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Mamdani: Dy persona të arrestuar
Bota E Hënë, 9 Mars 2026 10:21 Një incident i rëndë sigurie është parandaluar në Nju Jork, pasi autoritetet njoftuan se një plan për të vendosur pajisje shpërthyese pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë, Zohran Mamdani, u zbulua dhe u neutralizua në kohë nga policia dhe FBI. Sipas autoriteteve, dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan teksa përpiqeshin të vendosnin një pajisje të dyshuar shpërthyese jashtë Gracie Mansion, rezidencës zyrtare të kryetarit të bashkisë. Në momentin e incidentit, Mamdani dhe bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në banesë dhe siguria e tyre nuk u rrezikua. Ngjarja ndodhi gjatë një proteste që sipas autoriteteve kishte karakter anti-musliman. Në kuadër të operacionit të përbashkët mes Policisë së Nju Jorkut (NYPD) dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI),...
Burimi:
kohajone.com