Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Tensionet rriten: Venezuela ndalon disa shtetas amerikanë
Autoritetet venezueliane kanë ndaluar disa shtetas amerikanë ditët e fundit, në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar presionin ushtarak dhe ekonomik ndaj Karakasit, raporton The New York Times, duke cituar një zyrtar amerikan. Sipas raportimit, mes të ndaluarve janë tre persona me dy shtetësi, venezueliane dhe amerikane, si dhe dy shtetas amerikanë që, sipas zyrtarëve, nuk duket se kanë lidhje të drejtpërdrejta me Venezuelën. Zyrtari amerikan tha se, ndërsa disa prej tyre përballen me akuza penale të konsideruara legjitime nga autoritetet vendase, administrata amerikane po shqyrton mundësinë që të paktën dy prej tyre të shpallen zyrtarisht si të ndaluar “padrejtësisht”. Ndërkohë, këto zhvillime vijnë paralelisht me zgjerimin e operacioneve ushtarake amerikane në Karaibe dhe Paqësorin Lindor, të nisura në muajin shtator. Washingtoni pretendon...