Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ushtria amerikane po arrin rezultate të mëdha në operacionet kundër Iranit, duke pretenduar se 42 anije të marinës iraniane janë shkatërruar brenda tre ditësh. Gjatë fjalës së tij në samitin në Florida, Trump u shpreh se situata në terren po shkon në favor të SHBA-së. “Po ecim shumë mirë në Iran. Ka qenë e jashtëzakonshme”, tha ai. Sipas presidentit amerikan, përveç anijeve të marinës, forcat amerikane kanë goditur edhe forcën ajrore iraniane dhe sistemet e telekomunikacionit të vendit. “Ne kemi shkatërruar 42 anije të marinës brenda tre ditësh, si dhe kemi goditur forcën ajrore dhe komunikimet e tyre”, deklaroi Trump. Ai bëri të ditur gjithashtu se pas përfundimit të fjalimit do të takohej me familjet e...