Tensionet në Lindjen e mesme/ SHBA gati të godasë Iranin në fundjavë, trupat amerikane në rajon po presin ‘OK’ nga Trump

Tensionet në Lindjen e mesme/ SHBA gati të godasë Iranin në fundjavë, trupat amerikane në rajon po presin ‘OK’ nga Trump

Shtetet e Bashkuara po vendosin një forcë të fuqishme detare dhe ajrore në Lindjen e Mesme, që mund të nënkuptojë përgatitjen e terrenit për një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit. Sipas raportimeve të CNN dhe CBS News, forcat e armatosura amerikane janë gati të fillojnë të godasin Iranin nga fundjava, nëse Donald Trump jep urdhër. Presidenti amerikan, i cili kreu sulme ajrore ndaj Iranit në qershor 2025, nuk pushon së kërcënuari Teheranin se mund të fillojë ndërhyrje ushtarake nëse bisedimet në vazhdim nuk çojnë në një marrëveshje mbi programin e energjisë bërthamore të Republikës Islamike. Ai tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 mbi programin bërthamor të Iranit, zyrtarisht Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), në vitin 2018 gjatë...