Tensionet në Lindjen e Mesme, presidenti i Libanit: Kërkoj armëpushim urgjent dhe negociata me Izraelin
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe nisjen e negociatave me Izraelin, pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Nowl Barrot, i cili ndodhet për një vizitë solidariteti në Bejrut. Në përfundim të takimit, Aoun theksoi se prioriteti kryesor është ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke nënvizuar nevojën urgjente për një marrëveshje armëpushimi. Ai rikonfirmoi gjithashtu iniciativën e tij për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm francez deklaroi se vizita e tij synon të tregojë mbështetjen dhe solidaritetin e Francës ndaj popullit libanez, i cili, sipas tij, është përfshirë në një luftë që nuk e ka zgjedhur. Gjatë qëndrimit në Liban, Barrot vizitoi edhe një...
Burimi:
top-channel.tv