Tensionet në Lindjen e Mesme dhe vrasja e Khameneit, sulmohet Qendra Kulturore iraniane në Ekuador

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe vrasja e Khameneit, sulmohet Qendra Kulturore iraniane në Ekuador

Një sulm i dhunshëm ka ndodhur në Qendrën Kulturore Iraniane në Kito të Ekuadorit, ku një grup njerëzish me flamuj amerikanë, iranianë dhe izraelit sulmuan personat që ndodheshin në qendër. Incidenti u regjistrua nga kamerat e objektit duke dokumentuar momentin e sulmit. Ngjarja erdhi pas sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit ku mbeti i vrarë lideri suprem Khamenei. Si pasojë e përplasjes së ashpër me hunj pati një person të plagosur, i cili u transportua me urgjencë në spital. Top Channel