Tensionet në Lindjen e Mesme, BE: Do të rivlerësojmë furnizimin me naftë dhe gaz nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të rivlerësojë sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz nëse Ngushtica e Hormuzit mbyllet për një periudhë të zgjatur, në mes të tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të publikuar këtë mëngjes, blloku evropian bëri të ditur se janë zhvilluar takime koordinuese për situatën e tregjeve të naftës dhe gazit. “Në rast të një mbylljeje të zgjatur të Ngushticës së Hormuzit ose ndërprerjeve të mëtejshme, siguria e furnizimit me naftë dhe gaz të BE-së do të rivlerësohet”, thuhet në raport. Megjithatë, zyrtarët theksojnë se aktualisht nuk ka rreziqe të menjëhershme për furnizimin energjetik të vendeve të BE-së. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë. Që...
Burimi:
top-channel.tv