Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit/ Protestat në Iran, Trump mban të hapur skenarin e ndërhyrjes ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur pasigurinë ndërkombëtare lidhur me një ndërhyrje të mundshme ushtarake ndaj Iranit, duke dhënë sinjale kontradiktore pas dy javësh kërcënimesh dhe paralajmërimesh për veprim të ashpër në mbrojtje të protestuesve iranianë. Trump nga Shtëpia e Bardhë nuk përjashtoi ndërhyrjen ushtarake, duke theksuar se do të “vëzhgojë zhvillimet” përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Deklaratat vijnë pas raportimeve se SHBA kishte nisur zhvendosjen e personelit ushtarak dhe diplomatik në Lindjen e Mesme, ndërsa stafi amerikan në Arabinë Saudite u paralajmërua të qëndronte vigjilent. Lëvizjet rikujtuan situata të ngjashme para sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar. Tensionet u rritën veçanërisht pas raportimeve nga aktivistë iranianë se një protestues, Erfan Soltani, 26 vjeç, ishte dënuar...
Burimi:
top-channel.tv