Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: E mora vetë vendimin për zbutjen e situatës, i respektoj që…
Pavarësisht raportimeve se vendet arabe kanë ushtruar presion për të ulur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, presidenti amerikan Donald Trump ka marrë mbi vete përgjegjësinë e plotë për zbutjen e situatës, duke deklaruar se vendimi ishte tërësisht i tij. Ndërsa perspektiva e një sulmi ushtarak amerikan ndaj Iranit duket tani më e largët, informacione të ndryshme sugjerojnë se disa vende arabe kanë ndërmjetësuar mes Uashingtonit dhe Teheranit. Megjithatë, Trump i mohoi këto pretendime. “Ishte vendimi im. Askush nuk më bindi mua, unë e binda veten time”, tha ai kur u pyet nëse arabët apo izraelitët e kishin nxitur të mos sulmonte Iranin. Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu vendimin e Iranit për të anuluar, sipas tij, 800 ekzekutime. “Unë e respektoj faktin që ata i anuluan këto...
Burimi:
top-channel.tv