Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, aeroplanmbajtësja më e përparuar amerikane mbërrin në ujërat e Lindjes së Mesme

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, aeroplanmbajtësja më e përparuar amerikane mbërrin në ujërat e Lindjes së Mesme

Një tjetër aeroplanmbajtëse, USS Gerald R. Ford, së bashku me anijet shoqëruese, po dërgohet nga SHBA-të në Lindjen e Mesme. Sipas CBS, Ford, e cila është aeroplanmbajtësja më e përparuar në Marinën Amerikane, u nis nga Karaibet në një mision për të lundruar drejt Lindjes së Mesme, ku ndodhet tashmë USS Abraham Lincoln. USS Ford ka qenë në Karaibe që nga nëntori i kaluar, si pjesë e operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë me sulme ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë. Lëvizja e aeroplanmbajtëses së dytë vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump po i bën presion Iranit që të arrijë një marrëveshje duke kërcënuar me veprime ushtarake nëse nuk pranon të kufizojë programin e tij bërthamor. Trump ka paralajmëruar vazhdimisht në...