Tensionet me SHBA-në, Venezuela miraton ligj me deri në 20 vite burg për pirateri dhe bllokada

Tensionet me SHBA-në, Venezuela miraton ligj me deri në 20 vite burg për pirateri dhe bllokada

Asambleja Kombëtare e Venezuelës miratoi të martën një ligj që parashikon dënime deri në 20 vite burg për çdo person që promovon ose financon çfarëdo forme piraterie. Ligji u miratua unanimisht dhe përfaqëson një përgjigje të qeverisë ndaj veprimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara kundër dërgesave të naftës venezueliane. Projektligji, i titulluar “Për Garantimin e Lirisë së Lundrimit dhe Tregtisë Kundër Piraterisë, Bllokadave dhe Akteve të Tjera Ndërkombëtare të Paligjshme”, u prezantua të hënën nga ligjvënësi pro-qeveritar Giuseppe Alessandrello. Ai përfshin edhe “krime të tjera ndërkombëtare” dhe synon të mbrojë sovranitetin e Venezuelës dhe të mbajë të hapur rrugët tregtare detare të vendit. Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez, njoftoi në fund të seancës se projektligji do t’i dërgohet ekzekutivit për miratim dhe do...