Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë kundërpropozimin e Iranit ndaj planit amerikan për paqe, duke e cilësuar atë si “krejtësisht të papranueshëm”, ndërsa armëpushimi njëmujor në rajon po shfaq shenja të qarta dobësimi mes sulmeve me dronë dhe paralajmërimeve për përshkallëzim të ri ushtarak. Kundërpropozimi iranian iu dorëzua Uashingtonit përmes ndërmjetësve pakistanezë dhe, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, kërkonte heqjen e sanksioneve amerikane, përfundimin e bllokadës detare në ngushticën e Hormuzit dhe garanci për ndalimin e çdo sulmi të ri ndaj Iranit. Plani fillestar amerikan, i paraqitur javën e kaluar, parashikonte një memorandum me 14 pika për rihapjen e ngushticës dhe krijimin e një kuadri negociues mbi programin bërthamor iranian. Sipas raportimeve, SHBA kërkonin pezullimin e pasurimit të uraniumit nga Irani për deri në 20...
Burimi:
javanews.al