Tensione të reja në Lindjen e Mesme, evakuim i pjesshëm në bazën amerikane në Katar

Tensione të reja në Lindjen e Mesme, evakuim i pjesshëm në bazën amerikane në Katar

Bota E Mërkurë, 14 Janar 2026 11:29 Situata në Lindjen e Mesme është rikthyer në një fazë alarmi të lartë pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump ndaj Iranit dhe reagimeve të ashpra nga Teherani. Sipas tre burimeve diplomatike që kanë folur për Reuters, një pjesë e personelit të bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Katar është urdhëruar të largohet nga objekti deri të mërkurën në mbrëmje. Ambasada e SHBA-së në Doha nuk ka dhënë ende një koment zyrtar, ndërsa nuk është bërë publik as numri i saktë i personave që janë përfshirë në këtë lëvizje. Baza Al Udeid është instalimi më i madh ushtarak amerikan në rajon dhe strehon rreth 10 mijë trupa. Ajo shërben si qendër strategjike për operacionet amerikane në gjithë Lindjen e...