Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik
Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me pretendimet për aneksimin e Groenlandës vijon të thellohet. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka kërkuar udhëheqësve evropianë të përqendrohen te Rusia dhe Ukraina, dhe jo te Groenlanda. Në një intervistë për NBC News, Trump përsëriti se do t’i zbatojë “100%” kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave shtesë nëse nuk arrihet një marrëveshje për ishullin arktik. I pyetur nëse SHBA-të do të përdorin forcën për të marrë kontrollin e Groenlandës, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment”. Sipas raportimeve, në lidhje me deklaratat e Trumpit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, theksoi se sipas sistemit kushtetues amerikan, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. “Sipas Kushtetutës sonë, Kongresi duhet të shpallë...
Burimi:
top-channel.tv