Tension mes Danimarkës dhe SHBA-së pas postimit për Groenlandën nga bashkëshortja e ndihmësit të Trumpit
Danimarka i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë “integritetin e saj territorial”, pasi bashkëshortja e një prej ndihmësve kryesorë të Donald Trumpit postoi në X një hartë të Groenlandës me ngjyrat e flamurit amerikan. Katie Miller, e martuar me zëvendësshefin e shtabit të presidentit amerikan, publikoi imazhin e modifikuar të territorit autonom danez të shtunën vonë, shoqëruar me fjalën “SOON” (Së shpejti). Ambasadori danez në SHBA, Jesper Moeller Soerensen, ripostoi mesazhin e saj, duke bërë një “kujtesë miqësore” për lidhjet e ngushta të mbrojtjes mes dy vendeve. Trump ka ngritur vazhdimisht mundësinë që Groenlanda të bëhet pjesë e aneksuar e SHBA-së, duke cituar vendndodhjen e saj strategjike dhe pasurinë minerale. Kjo ide, si dhe emërimi i një të dërguari special amerikan në Groenlandë,...
Burimi:
kohajone.com