Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Rregullatorët e teknologjisë në Bashkimin Europian kanë gjobitur platformën e njohur kineze të shitjeve online, Temu, me 200 milionë euro, shkruan A2 CNN. Sipas zyrtarëve europianë, ky vendim vjen pasi kompania nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme në platformën e saj. Ky është rezultati i fazës së parë të një hetimi të gjerë që ka zgjatur thuajse dy vjet, i kryer sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA). Ky ligj i rreptë i BE-së kërkon që kompanitë e mëdha teknologjike të marrin masa konkrete për të luftuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme. Komisioni Europian nisi hetimet pas ankesave të organizatës pan-europiane të konsumatorëve BEUC dhe 17 anëtarëve të saj kombëtarë. Sipas Komisionit, Temu dështoi të identifikonte dhe vlerësonte rreziqet...