Televizioni iranian sulmon Trump, publikon pamjet kur presidenti u plagos në fushatë me mbishkrimin ‘Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën’
Një televizion shtetëror iranian transmetoi të mërkurën një segment të plagosjes së Presidentit Donald Trump gjatë fushatës me shkrimin se “këtë herë, plumbi nuk do të dështojë”, duke përshkallëzuar retorikën e Teheranit mes tensioneve në rritje me SHBA-në. Segmenti përfshinte një imazh të Trump të rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret pas përpjekjes për vrasje në vitin 2024 në Butler, Pensilvani. Amichai Stein, një korrespondent për i24 Neës dhe Jerusalem Post, e ndau postimin në X me një përkthim nga persishtja (farsi). Zyrtarët rusë dhe media shtetërore kanë lëshuar vazhdimisht kërcënime ndaj Trump që nga sulmi me dron amerikan që vrau gjeneralin Qassem Soleimani në janar 2020. Komandantët e lartë të Gardës Revolucionare të Iranit janë zotuar për hakmarrje, duke sugjeruar herë pas here se...
Burimi:
top-channel.tv