Telefonata 20 minutëshe Trump-Starmer, dy liderët bien dakord: Ngushtica e Hormuzit, thelbësore për stabilitetin në tregun global

Telefonata 20 minutëshe Trump-Starmer, dy liderët bien dakord: Ngushtica e Hormuzit, thelbësore për stabilitetin në tregun global

donald trump- Keir Starmer SHBA- Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump diskutuan krizën e Ngushticës së Hormuzit në një telefonatë të dielën vonë.  “Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit ishte thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë”, tha Downing Street në një deklaratë, duke shtuar se ata do të “flisnin përsëri së shpejti”. Të dy liderët kanë qenë në një linjë për faktin se rikthimi i qarkullimit normal në këtë zonë është i domosdoshëm për të shmangur luhatjet në tregjet e energjisë dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Thirrja erdhi pasi Trump kritikoi ashpër kryeministrin britanik dhe aleatët e tjerë evropianë për ngurrimin e tyre për të ndihmuar ushtarakisht Shtetet e Bashkuara në luftën e saj me Iranin....