Teherani zbut tonet me SHBA-në para negociatave në Gjenevë: Duam marrëveshje bërthamore ku të përfitojnë të dyja palët
Disa ditë para fazës së dytë të negociatave midis Teheranit dhe Uashingtonit në Gjenevë, dhe pas deklaratave të zëvendësministrit të jashtëm të Iranit në lidhje me gatishmërinë e Teheranit për kompromis, një diplomat tjetër iranian theksoi se marrëveshja bërthamore duhet të sjellë përfitime ekonomike për të dyja palët në mënyrë që të sigurojë zbatimin e saj të vazhdueshëm. Diplomacia iraniane po vazhdon bisedimet me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur mosmarrëveshjen disa-dekadëshe mbi programin bërthamor të Teheranit dhe për të shmangur një konflikt të ri ushtarak. Negociatat rifilluan këtë muaj dhe si Irani ashtu edhe SHBA-të shpresojnë të arrijnë një marrëveshje që do të ofrojë përfitime ekonomike për të dyja palët, sipas zëvendësdrejtorit për diplomacinë ekonomike të Ministrisë së Jashtme iraniane, Hamid Ghanbari. “Për suksesin...
Burimi:
top-channel.tv