Teherani shënjestron sërish Tel Avivin, TCH siguron pamjet e momentit kur mbrojtja izraelite shkatërron 5 raketat iraniane

Teherani shënjestron sërish Tel Avivin, TCH siguron pamjet e momentit kur mbrojtja izraelite shkatërron 5 raketat iraniane

Qytetarët e Tel Avivit e kanë nisur ditën e sotme me kaos e tension, pas një sulmi iranian. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në terren raporton se kryeqyteti izraelit u shënjnestrua mëngjesin e ditës së sotme nga 5 raketa iraniane. Siç vërehet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga TCH, raketat iraniane janë shkatërruar nga mbrojtja antiraketore e Izraelit, “Iron Dome”. Mbetjet raketore ranë mbi kryeqytet dhe si pasojë një grua ka mbetur e plagosur. Top Channel