Teherani po dobësiohet? Trump ironizon me fuqinë e Iranit: Po i mbarojnë raketat…
Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se Irani po përballet me mungesë raketash dhe pajisjesh lëshuese, ndërsa sipas tij kapacitetet e tyre ushtarake po dobësohen gradualisht. Sipas Trump, aftësia ushtarake e Teheranit po degradon vazhdimisht, megjithëse forcat iraniane pritet të vazhdojnë të lëshojnë raketa edhe për një periudhë të caktuar. “Atyre po u mbarojnë raketat dhe po u mbarojnë zonat nga ku mund t’i lëshojnë, sepse këto po shkatërrohen”, tha Trump. Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut.
Burimi:
ntv.al