Teherani paralajmëron Uashingtonin: Hiqni dorë nga kërkesat e tepërta për marrëveshjen bërthamore

Teherani paralajmëron Uashingtonin: Hiqni dorë nga kërkesat e tepërta për marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, i bëri thirrje Washington të heqë dorë nga “kërkesat e tepërta” nëse synon arritjen e një marrëveshjeje të re për programin bërthamor, një ditë pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë.  Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdelati, Araghchi theksoi se suksesi i negociatave kërkon seriozitet dhe realizëm nga pala amerikane, si dhe shmangien e llogaritjeve të gabuara dhe kushteve maksimaliste. Deklaratat e tij vijnë në një moment kur palët mbeten larg një marrëveshjeje për çështjet kyçe. Delegacioni amerikan kërkoi që Irani të shkatërrojë tre objektet e tij kryesore bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan, si dhe të transferojë në Shtetet e Bashkuara rezervat e uraniumit të pasuruar. Po ashtu, Uashingtoni ka kërkuar që çdo...