Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njejtën rafineri nafte që shenjestroi një ditë më parë

Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njejtën rafineri nafte që shenjestroi një ditë më parë

Një zjarr shpërtheu në rafineri të kompanisë shtetërore të naftës kuvajtiane për shkak të një sulmi me dronë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kuvajtiane KUNA. “Rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët këtë mëngjes nga sulme armiqësore me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj”, tha agjencia, pas një sulmi në të njëjtin objekt një ditë më parë që kishte shkaktuar gjithashtu një zjarr. Sulmi i sotëm në rafinerinë Mina Al-Ahmadi nuk shkaktoi viktima, por çoi në mbylljen e njësive në objekt, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të kontrolluar zjarrin, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve kuvajtiane. Top Channel