Të tetat në pesë vjet, Bullgaria mban më 19 prill zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 19 prill, njoftoi presidentja Iliana Yotova. Yotova javën e kaluar i ngarkoi zëvendësguvernatorit të Bankës Kombëtare të Bullgarisë, Andrey Gyurov, formimin e një qeverie teknike dhe përgatitjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të jenë të tetat brenda vetëm pesë vitesh në vend. Qeveria e mëparshme dha dorëheqjen më 11 dhjetor, pas javësh protestash në rrugë kundër politikave të saj ekonomike dhe dështimit të saj, siç u konsiderua, për të luftuar korrupsionin. “Do të nënshkruaj dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 19 prill”, deklaroi Yotova sot në një konferencë për shtyp, pasi u takua me Gyurov, i cili prezantoi përbërjen e qeverisë së tij teknike. Bullgaria, e cila iu bashkua eurozonës më 1 janar, është...
Burimi:
syri.net