Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Të shtënat e ICE me një viktimë në Minesota, reagon guvernatori: Është shumë e vështirë që…
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, deklaroi se është shumë e vështirë të arrihet një rezultat i drejtë pas të shtënave fatale të ndodhura një ditë më parë, ku u përfshi një oficer i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja. “E them këtë sepse njerëz në pozita pushteti kanë dhënë tashmë gjykime. Nga presidenti te zëvendëspresidenti, deri te Kristi Noem, kanë dalë publikisht dhe kanë thënë gjëra që janë të verifikueshme si të rreme dhe të pasakta”, u shpreh Walz, sipas ‘CNN‘. “Kur Kristi Noem u shfaq dje njëkohësisht si gjykatëse, juri dhe ekzekutore, është shumë e vështirë të besohet se do të ketë drejtësi”, tha ai. Gruaja e vrarë në makinën e saj nga një agjent i emigracionit ishte poete...