Të shtëna në restorant në SHBA, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur në Idaho

Të shtëna në restorant në SHBA, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur në Idaho

Një sulm me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në qytetin Twin Falls, në shtetin Idaho të SHBA-së, ka lënë tre persona të vdekur dhe shtatë të tjerë të plagosur. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në një qendër tregtare të frekuentuar, ku në momentin e të shtënave ndodheshin shumë persona. Sipas autoriteteve lokale, pas mbërritjes në vendngjarje, policia gjeti personin e dyshuar si autor të sulmit të pajetë në një zonë pranë restorantit. Ende nuk është konfirmuar nëse ai përfshihet në numrin e viktimave të raportuara. Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa identitetet dhe moshat e viktimave nuk janë bërë ende publike, pasi autoritetet po njoftojnë fillimisht familjarët. Dëshmitarët kanë përshkruar momente paniku gjatë sulmit. Njëri prej...