Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin
Të paktën dy persona mbetën të plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias në SHBA ku studiojnë rreth 24 mijë studentë . Sipas autoriteteve, autori i dyshuar i të shtënave me armë është vrarë, ndërsa ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy personat e plagosur u dërguan në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Në vendngjarje ndërhynë policia e universitetit, policia e Norfolkut dhe ekipet e emergjencës. Pas incidentit, universiteti vendosi të anulojë të gjitha mësimet dhe aktivitetet në kampusin kryesor për pjesën e mbetur të ditës, ndërsa autoritetet u bënë thirrje studentëve dhe stafit të shmangin zonën përreth ndërtesës ku vijojnë hetimet. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv