Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy të vdekur dhe tre të plagosur në një ndeshje hokeji

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy të vdekur dhe tre të plagosur në një ndeshje hokeji

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një ndeshjeje hokeji të një shkolle të mesme në Pawtucket në Rhode Island të SHBA. Policia konfirmoi se i dyshuari, Robert Dorgan, i njohur edhe si Roberta Esposito, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar brenda arenës. Shefja e Policisë së Pawtucket, Tina Goncalves, deklaroi se ngjarja dyshohet të ketë qenë e synuar dhe mund të lidhet me një mosmarrëveshje familjare. Ajo nuk bëri publike identitetet e viktimave. Sipas saj, ndërhyrja e një kalimtari mund të ketë ndikuar në përfundimin e shpejtë të incidentit tragjik. Të shtënat ndodhën të dielën, ndërsa lojtarët ndodheshin në akull, duke shkaktuar panik mes sportistëve dhe familjeve në tribunë. Video nga vendngjarja tregon...