Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Deçan, 3 të plagosur, arrestohet autori i dyshuar

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Deçan, 3 të plagosur, arrestohet autori i dyshuar

Foto ilustruese KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një lokal në Deçan, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Bëhet fjalë për një shqiptar dhe dy shtetas serbë, të cilët janë gjetur të shtrirë brenda ambienteve të lokalit. Pas marrjes së njoftimi ekipet e policisë dhe ato mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe iu kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim në spital. Autori i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ku iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë, karikator, 9 fishekë dhe 3 gëzhoja. Ndërkohë, ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, autori i arrestuar dyshohet se është një shqiptar./ZËRI