Të shtëna më armë zjarri në mes të ndeshjes së hokeit në SHBA, një person qëllon familjarët e tij më pas veten, 2 viktima dhe 3 të plagosur
Një ndeshje hokeji u ndërpre kur jehona e të shtënave e armë zjarri u dëgjua brenda një piste akulli në Rhode Island, duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, tha policia. I dyshuari për të cilin policia thotë se i mori jetën vetes pasi hapi zjarr, duket se kishte shënjestruar anëtarët e familjes së tij gjatë incidentit, i thanë CNN dy zyrtarë të zbatimit të ligjit. Policia ka thënë se hetimi vijon. Policia e identifikoi të dyshuarin për të shtënë si Robert K. Dorgan, i cili, sipas shefes së policisë së Pawtucket, Tina Goncalves, njihej me emrin Roberta Esposito. Ky sulm vjen vetëm dy muaj pas të shtënave në Universitetin Brown, që e la Rhode Island të tronditur...
Burimi:
top-channel.tv