Të shtëna me armë në një bar në Teksas, tre të vrarë dhe 14 të plagosur

Të shtëna me armë në një bar në Teksas, tre të vrarë dhe 14 të plagosur

Të paktën tre persona, përfshirë edhe autorin e dyshuar, kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në një bar në Teksas, SHBA. Ngjarja ndodhi në West 6th Street, rreth orës 01:00 (me orën lokale). Si pasojë e të shtënave u plagosën dhe 14 persona të tjerë që ishin në vendngjarje. Tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Autoritetet amerikanë nuk kanë bërë ende publik identitetin e autorit të dyshuar dhe as motivin e sulmit, ndërsa hetimet vijojnë.   Top Channel