Të rreshtohesh pas Trump/ Gjermania gati t’i bashkohet Bordit të Paqes të SHBA-ve
Gjermania është e përgatitur të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë për krijimin e një Bordi Ndërkombëtar të Paqes, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius, duke konfirmuar se Berlini kishte marrë një ftesë nga Washington-i. Duke folur në një konferencë për shtyp, Kornelius tha se Gjermania ndan “qëllimin për të punuar për paqen në botë. Në veçanti, ne duam të kontribuojmë në një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit të Gazës. Tani jemi të gatshëm të punojmë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë për të shqyrtuar se si mund ta bëjmë këtë së bashku”. Kornelius hodhi poshtë shqetësimet se një bord paqeje i udhëhequr nga SHBA-të mund të minojë Kombet e Bashkuara, duke theksuar se OKB-ja mbetet “korniza qendrore shumëpalëshe” për...
Burimi:
ntv.al