‘Të rihapet Hormuzi’, Macron telefonon Pezeshkian: Ulni tensionet dhe dialogoni!
Presidenti francez Emanuel Macron tha se ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij iranian, duke kërkuar ndërprerjen e armiqësive rajonale dhe duke theksuar nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. “Fola me Presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian”, njoftoi Macron në një postim në llogarinë e tij X më 25 mars. “Theksova domosdoshmërinë absolute të përfundimit të sulmeve të papranueshme kundër vendeve në rajon, mbrojtjes së energjisë dhe infrastrukturës civile, si dhe rivendosjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, tha presidenti francez. “I bëra thirrje Iranit të angazhohet me mirëbesim në negociatat për të hapur rrugën për një ulje të tensioneve dhe një kornizë që mund të përmbushë pritjet e bashkësisë ndërkombëtare, në lidhje me programet bërthamore dhe raketore të Iranit, si dhe...
Burimi:
syri.net