“Të pres në pallatin Miraflores, hajde frikacak”, Trump ironizon KËRCËNIMET që Maduro i bënte para se të arrestohej

“Të pres në pallatin Miraflores, hajde frikacak”, Trump ironizon KËRCËNIMET që Maduro i bënte para se të arrestohej

Donald Trump ka publikuar një video që ka ngjallur reagime të shumta, për shkak të ironisë së drejtpërdrejtë ndaj presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Në pamje shfaqet një deklaratë e mëparshme e Maduros, ku ai i drejtohej Trumpit duke thënë: “Më ke këtu, hajde në pallatin Miraflores”. Ashtu sikurse dhe Maduro i “kërkoi” Trump mëngjesin e së shtunës urdhëroi forcat amerikane që të “zbarkonin” në shtëpinë e presidentit të Venezuzelës dhe ta arrestonin atë. Ironia qëndron në faktin se arrestimi i Maduros ndodhi pikërisht në Pallatin Miraflores, vendi ku ai kishte deklaruar publikisht se po e priste presidentin amerikan.