‘Të përgatitur për paqe’, Irani: Forca ushtarake e SHBA-së, e panevojshme dhe e padobishme, marrëveshja është e arritshme!

‘Të përgatitur për paqe’, Irani: Forca ushtarake e SHBA-së, e panevojshme dhe e padobishme, marrëveshja është e arritshme!

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se Irani është “i përgatitur për paqe” dhe diplomaci me Shtetet e Bashkuara, duke sugjeruar se një marrëveshje e mundshme midis dy vendeve mbetet e afërt pavarësisht kërcënimeve nga Uashingtoni. Duke folur për rrjetin televiziv amerikan MS NOW të premten, Araghchi theksoi se programi bërthamor i Iranit nuk ka zgjidhje ushtarake.  “Një zgjidhje diplomatike është në dispozicionin tonë; ne mund ta arrijmë lehtësisht [atë]”, tha Araghchi. Ai kritikoi ashpër forcimin e madh të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, që përfshin dy transportues aeroplanësh dhe dhjetëra avionë luftarakë, duke e quajtur atë “të panevojshëm dhe të padobishëm”. “Kam qenë në këtë biznes në 20 vitet e fundit dhe kam negociuar me palë të ndryshme. E di që një marrëveshje është...