Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Zyrtarë ukrainas thanë se të paktën tre persona u vranë nga sulmet ruse gjatë natës, që kishin në shënjestër ndërtesa banimi në qytetin lindor Kramatorsk. Sulmet e 8 shkurtit përfshinë bomba të rënda, thanë zyrtarët, armë që Rusia i ka përdorur për të shkatërruar si pozicionet ukrainase në vijën e frontit, ashtu edhe zonat e banuara. Gati 20 persona u plagosën në sulmet e orëve të para të mëngjesit, njoftoi Policia Kombëtare. Në total, Rusia lëshoi më shumë se 400 dronë dhe raketa në lokacione anembanë vendit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një postim në Telegram, ai u ankua se armët ruse vazhdojnë të pajisen me pjesë dhe komponentë të importuar nga jashtë, ndërsa njoftoi masa të reja që synojnë ndërprerjen e furnizimeve me...