Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore

Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike. Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “të rrezikshme për jetë”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin. Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e hipotermisë në Luizianë dhe vdekje tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë reshje të shumta të borës dhe akull të zi për disa ditë. Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë – që do të thotë më shumë se gjysmën e popullsisë. Kryetari i qytetit të...