Të paktën 16 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas shpërthimit në një minierë të paligjshme qymyri në Indi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë mund të jenë bllokuar pas një shpërthimi në një minierë të paligjshme qymyri në shtetin verilindor indian të Meghalaya. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale, në një minierë të njohur si “minierë me vrimë miu”, për shkak të tunelit të ngushtë ku punëtorët kalonin me vështirësi. Miniera ndodhet në zonën e kodrave East Jaintia, njoftoi zëvendësdrejtori i policisë, Manish Kumar. Miniera të tilla ishin shumë të zakonshme në shtetet verilindore të Indisë, por u ndaluan në vitin 2014 për shkak të aksidenteve të shumta dhe dëmeve mjedisore që shkaktonin. #BreakingNews Meghalaya Coal Mine Blast Kills 16 Workers, Rescue Operation OngoingA major accident occurred in a coal mine in East Jaintia...
Burimi:
top-channel.tv