Të paktën 14 të vdekur në aksidentin me autobus në Bolivi

Të paktën 14 të vdekur në aksidentin me autobus në Bolivi

Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga një rrugë rurale në Bolivi dhe ra 150 metra në një përrua, tha policia. Aksidenti vdekjeprurës ndodhi pranë komunitetit Mocomoko, në pjesën perëndimore të vendit. Autobusi ishte nisur për në kryeqytetin La Paz, sipas raportimeve të medias boliviane. Numri fillestar i të vdekurve nga përplasja ishte të paktën shtatë, por ky numër u dyfishua disa orë më vonë. Një zëdhënës i policisë tha se banorët nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin ekipet e shpëtimit dhe të lironin viktimat, të cilët u dërguan në La Paz dhe qytetin fqinj të El Altos. Fati i shoferit është i panjohur, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta për momentin. #Ciudades| Un bus sufrió un grave accidente...