‘Të bërtitura natën dhe’/ Maduro mbahet në një qeli prej 6 metrash katrorë – Detaje nga paraburgimi në New York
Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, raportohet se po mbahet në kushte të rrepta sigurie në Qendrën Federale të Paraburgimit në Brooklyn të New Yorkut, ku ndodhet në pritje të procesit gjyqësor ndaj tij në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Maduro ndodhet në një qeli të vogël, rreth 3 metra me 2 metra, e pajisur vetëm me elementët bazë: një shtrat metalik, një tualet dhe një dritare të vogël që lejon shumë pak dritë natyrale. Burime të brendshme të institucionit bëjnë të ditur se ai kalon pjesën më të madhe të kohës i izoluar, pa kontakt të drejtpërdrejtë me të burgosur të tjerë. Masat e sigurisë janë të forta dhe ish-lideri venezuelian lejohet të dalë nga qelia vetëm tre herë në javë, për...
Burimi:
syri.net