Të akuzuar për krime lufte në vitin 1999, dënohen burg dy serbë në Kosovë

Të akuzuar për krime lufte në vitin 1999, dënohen burg dy serbë në Kosovë

Foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99. Zoran Kostiç u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Miloviç me 7 vjet burgim gjatë një seance të mërkurën, njoftoi gjykata. Gjykata tha se, në dënim, atyre do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, por nuk dha hollësi se kur ishin arrestuar ata. Ata kanë të drejtë të ankohet ndaj dënimit në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Për çfarë akuzoheshin ata? Sipas aktakuzës së ngritur më 16 maj 2024, Zoran Kostiç, si pjesëtar i forcave policore serbe, i armatosur dhe në uniformë, ishte përfshirë drejtpërdrejt në...