Tarifat, kryeministri i Groenlandës iu bashkohet protestave kundër vendimit të Trump

Tarifat, kryeministri i Groenlandës iu bashkohet protestave kundër vendimit të Trump

Kryeministri i Groenlandës, Jens‑Frederik Nielsen, iu bashkua protestave pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që kanë dërguar trupa në ishullin Arktik. Trump njoftoi se do të vendosë tarifa prej 10% për mallrat e eksportuara nga vendet e NATO-s – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Norvegjinë, Suedinë, Holandën dhe Finlandën – duke rritur normën në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës”. Në një postim në Truth Social, Trump akuzoi këto vende se “kanë udhëtuar drejt Groenlandës për qëllime të panjohura” dhe e cilësoi situatën “shumë të rrezikshme për sigurinë dhe mbijetesën e planetit tonë”. Ai shtoi gjithashtu se Kina dhe Rusia synojnë Groenlandën dhe se “Danimarka...