Tarifat e Trump u shpallën të jashtëligjshme nga Gjykata Supreme, Parlamentin Europian pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA-në

Tarifat e Trump u shpallën të jashtëligjshme nga Gjykata Supreme, Parlamentin Europian pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA-në

Bashkimi Evropian e ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara derisa Presidenti i SHBA-së Donald Trump të finalizojë strategjinë e tij të re të tarifave, duke shtuar pasiguri të re ekonomike në një marrëdhënie tashmë të tensionuar transatlantike. Eurodeputetët të hënën pezulluan procedurat legjislative për miratimin e marrëveshjes. Vendimi erdhi disa ditë pasi Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi përdorimin e fuqive të emergjencës nga Trump për të vendosur të ashtuquajturat tarifa “hakmarrëse” në të gjithë botën. “Ne duam qartësi mbi situatën”, tha Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, në një takim sot. “Ne duam një siguri të qartë nga SHBA-të se ata po e respektojnë marrëveshjen, sepse ky është një element thelbësor”, shtoi ai. Vonesa e re...