Tarifat e Trump ndaj vendeve të BE, ministri amerikan i Financave: Evropa është e dobët! SHBA nuk tërhiqet nga Groenlanda
Ministri amerikan i Financave, Scott Bessent, ka forcuar mesazhin e Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen në çështjen e Grenlandës, duke theksuar se Europa është “shumë e dobët” për të garantuar sigurinë e saj në mënyrë të pavarur. Gjatë një interviste në “Meet the Press” të NBC News, Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke nënvizuar se presidenti amerikan përdor ndikimin strategjik si një mjet presioni për të arritur objektivat e tij. “Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar ende dhe një veprim i jashtëzakonshëm mund të jetë krejtësisht ndryshe nga një marrëveshje tjetër tregtare,” deklaroi ai të dielën, duke shtuar se Trump “po përdor...
Burimi:
syri.net