Tarifat e Trump ndaj vendeve që i shesin naftë Kubës/ Havana denoncon: Agresion brutal, bllokada ekonomike më e egër e zbatuar ndonjëherë ndaj një kombi të tërë
Nënshkrimi i një dekreti nga Presidenti Donald Trump që u lejon Shteteve të Bashkuara të vendosin tarifa ndaj vendeve që shesin naftë në Kubë është quajtur një “akt brutal agresioni” nga Havana. “Ne e denoncojmë para botës këtë akt brutal agresioni kundër Kubës dhe popullit të saj, të nënshtruar për më shumë se 65 vjet ndaj bllokadës ekonomike më të gjatë dhe më mizore të imponuar ndonjëherë ndaj një kombi të tërë, e cila tani premton t’i nënshtrojë ata ndaj kushteve ekstreme të jetesës”, shkroi Ministri i Jashtëm Kuban Bruno Rodríguez në X.Shtëpia e Bardhë njoftoi se Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe duke vendosur një procedurë për të vendosur tarifa doganore për mallrat nga vendet që...
Burimi:
top-channel.tv