Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam
Prodhuesi i uiskit të famshëm bourbon Jim Beam ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin në distilerinë e tij kryesore në Kentucky për vitin e ardhshëm. Në një deklaratë për BBC-në, kompania bëri me dije se distileria do të qëndrojë e mbyllur përkohësisht, ndërsa do të shfrytëzohet koha për investime dhe përmirësime në infrastrukturë. “Ne vlerësojmë vazhdimisht nivelet e prodhimit për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës së konsumatorëve dhe së fundmi kemi diskutuar me stafin planet tona për vitin 2026”, theksohet aty. Industria e bourbon-it në Kentucky, e njohur botërisht për këtë pije, po përballet me pasiguri, pjesërisht për shkak të politikave tregtare të presidentit amerikan Donald Trump. Marka Jim Beam është në pronësi të gjigantit japonez të pijeve Suntory Global Spirits, i cili punëson mbi...