”Tani e dua Venezuelën”, presidenti Trump: Do doja që liderja opozitare Machado të përfshihet në udhëheqjen e vendit
Bota E Martë, 20 Janar 2026 20:45 Presidenti i Amerikës, Donald Trump përmendi Venezuelën dhe udhëheqësen e opozitës Maria Corina Machado në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan deklaroi se do donte që Machado të përfshihej në udhëheqjen e vendin, teksa shtoi se tani ai e do Venezuelën. “Tani po e dua Venezuelën. Dhe ata kanë punuar kaq mirë me ne. Ka qenë kaq bukur. Një grua jashtëzakonisht e sjellshme bëri një gjë shumë të pabesueshme. Ndoshta mund ta përfshijmë në ndonjë mënyrë. Do të doja shumë ta bëja këtë, Maria. Ndoshta mund ta bëjmë këtë”, theksoi Trump. Ai tha gjithashtu se kompanitë e naftës po përgatiten të bëjnë investime masive në Venezuelë.
Burimi:
kohajone.com