Takimi me delegacioni e Kongresit Amerikan në Davos, Von der Leyen: Respekti për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës është…

Takimi me delegacioni e Kongresit Amerikan në Davos, Von der Leyen: Respekti për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës është…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në një postim në platformën X se gjatë takimit me një delegacion të Kongresit Amerikan në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, theksoi nevojën për “respekt të padiskutueshëm për sovranitetin e Groenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës”. Ajo nënvizoi se kjo çështje ka një rëndësi të veçantë për marrëdhëniet transatlantike. Von der Leyen siguroi gjithashtu se Bashkimi Evropian dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe aleatët e tjerë, në koordinim të plotë me Danimarkën, për të promovuar interesat e përbashkëta të sigurisë. Në takim u diskutua edhe për tregtinë dhe investimet transatlantike, ku presidentja e Komisionit Evropian theksoi se vendosja e tarifave nuk është në interesin e përbashkët...