Tajlanda bombardon zonën kufitare me Kamboxhian, vazhdojnë bisedimet për armëpushim

Tajlanda bombardon zonën kufitare me Kamboxhian, vazhdojnë bisedimet për armëpushim

Tajlanda ka kryer sulme ajrore në një zonë të diskutueshme kufitare me Kamboxhian, ndërkohë që përfaqësuesit e dy vendeve vijojnë bisedimet për t’i dhënë fund përplasjeve. Forcat Ajrore Tajlandeze njoftuan se kanë goditur një “pozicion ushtarak të fortifikuar” kamboxhian, duke theksuar se civilët ishin larguar nga zona. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias akuzoi Tajlandën për “sulme pa dallim” ndaj banesave civile dhe raportoi disa të plagosur. Luftimet u rindezën më herët këtë muaj, pasi një armëpushim i brishtë i arritur në korrik i dha fund përkohësisht pesë ditëve të përplasjeve të ashpra. Që nga rifillimi i dhunës, të paktën 41 persona janë vrarë dhe rreth një milion janë zhvendosur. Autoritetet kamboxhiane thanë se sulmet e së premtes ndodhën në provincën veriperëndimore Banteay...